Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti në sheshin e Prishtinës për UÇK-në

Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti në sheshin e Prishtinës për UÇK-në

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u mbush me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare në kuadër të manifestimit “Marshi për Liri”, një tubim kushtuar vlerave dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) informon Tetovasot.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Manifestimi mblodhi mijëra pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe treva të tjera shqiptare, duke e kthyer qendrën e Prishtinës në një vend tubimi për të nderuar historinë dhe sakrificën e UÇK-së dhe për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë, marshon për lirinë e çlirimtarëve të vetTS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo