Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshet e Prishtinës në “Marshin për liri që u organizua në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, katër ditë para vendimit të Gjykatës Speciale në akuzat për krime lufte
Këngëtarja Shkurte Fejza ka mbyllë programin e Marshit për Liri me këngën e saj të popullarizuar “Mora fjalë”.
Në fillim ajo falënderoi që gjendet aty, ndërsa më pas trazoi emocionet e të pranishmeve.
Në marsh morën pjesë mijëra persona në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, katër ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.