Aco Velkovski: “Gjeneralët” sërish në garë për fronin, por pa ushtri – 30 vite në funksione nuk do të thonë 30 vite besim
Koordinatori i LSDM-së në njësinë e tretë zgjedhore, Aco Velkovski, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke e cilësuar rikthimin e figurave të vjetra politike si një përpjekje për të rimarrë “fronin”.
Velkovski shkruan se 30 vite në funksione nuk nënkuptojnë 30 vite besim, ndërsa akuzon të vjetrit politikë se fillimisht krijojnë problemet dhe më pas paraqiten si “zjarrfikës”.
“Gjeneralët sërish në garë për fronin – por pa ushtri. Bëjnë zjarrin, pastaj bëjnë sikur janë zjarrfikës”, shkruan Velkovski.
Ai thekson se, ndërsa “gjeneralët e vjetër” luftojnë për rikthimin në krye, ai pretendon se mbështetet në atë që, sipas tij, nuk fitohet përmes funksioneve: njerëzit, energjia dhe mbështetja.
“Në fund, është populli ai që vendos… Jo aktorët, jo matricat e vjetra dhe jo ata që rikthehen përsëri kur ndjejnë se froni po u lëkundet”, shprehet Velkovski.
Ai shton se nuk frikësohet nga gara politike, duke theksuar se nuk është i interesuar për “fronin”, por për të ardhmen.
“E ardhmja nuk u përket atyre që e krijuan krizën, por atyre që janë të gatshëm ta zgjidhin”, përfundon Velkovski.