Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madridit nga Franca, ka komentuar krahasimin e tij me Lionel Messin, legjendën e Barcelonës dhe Argjentinës.
Duke folur për gazetën franceze “L’Equipe”, Mbappé u pyet nëse e sheh veten duke luajtur ende në moshën 39-vjeçare, ashtu si Messi.
Përgjigjja e tij ishte: “E shoh veten duke luajtur deri në moshën 100-vjeçare, nëse është e nevojshme! (qesh)”.
Ai shtoi: “A do të jem në të njëjtin nivel? Kjo është çështje inteligjence: të dish se kur nuk mund të vazhdosh më. Messi nuk është dashur t’ia bëjë vetes këtë pyetje, sepse ai ende është i aftë. Pastaj, Lionel Messi është Lionel Messi. Dhe unë e konsideroj veten një lojtar ndryshe. Por ai është një nga ata lojtarë ndryshe”.
Duke folur për atë që pret nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ai tha: “Thjesht të më aktivizojë. (qesh). Më pas, besoj se jam në gjendje të përshtatem me pjesën tjetër të gjërave. Nuk kam pritshmëri të veçanta. Që ai të jetë vetvetja është më se e mjaftueshme”.
A mund ta imagjinonte përfundimin e karrierës pa e fituar Ligën e Kampionëve apo Topin e Artë?
Mbappé u përgjigj: “Po. Fitoret arrihen në fushë. Epo, Topi i Artë varet gjithashtu nga votimi. Por para se të shohësh se çfarë do të ndodhë pas dhjetë vitesh, duhet të shohësh se çfarë po ndodh tani. Këtë vit kam një mundësi të madhe për ta fituar Topin e Artë”.