Aksident i rëndë në rrugën Gostivar–Mavrovë, dyshohet për viktima (VIDEO)

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar–Mavrovë, dyshohet për viktima (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Gostivar–Mavrovë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident dyshohet se ka edhe persona të vdekur, mirëpo deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar për numrin apo identitetin e viktimave.

TS ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihen ekipet policore dhe autoambulanca në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacione të tjera priten në vijim nga institucionet kompetente.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo