Më 08.09.2026 në orën 20:20 në rajonin e Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Grupçin kanë privuar nga liria personin R.N. (46) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga nusja e vllaut të tij se në oborrin e shtëpisë familjare me një objekt të fortë ka sulmuar atë dhe vajzën e saj shtatëvjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.