Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin solemn “Fort shkëlqeu dita”, kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin solemn “Fort shkëlqeu dita”, kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

Prej 35 vitesh, Maqedonia po ndërton rrugën e saj – përmes sfidave, ndryshimeve, sukseseve dhe momenteve që na kujtojnë se shteti është më i fortë atëherë kur të gjithë qytetarët e tij ndihen të barabartë, të respektuar dhe të vlerësuar.

Dallimet tona nuk duhet të na ndajnë. Ato janë pasuria që na bashkon.

Maqedonia është shtëpi e popujve, gjuhëve, kulturave dhe traditave të ndryshme. Por, mbi të gjitha, ajo është atdheu ynë i përbashkët dhe e ardhmja jonë e përbashkët.

Prandaj, detyra jonë sot nuk është vetëm të shënojmë pavarësinë që e krijuan brezat para nesh. Detyra jonë është të ndërtojmë Maqedoninë që do t’ua lëmë brezave që vijnë.

Një Maqedoni ku barazia është vlerë, drejtësia është themel, dallimet janë forcë, ndërsa bashkimi është rruga drejt së ardhmes.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin solemn “Fort shkëlqeu dita”, kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo