Sulejmani: 35 vjet pavarësi, 35 artefakte që përbëjnë historinë tonë të përbashkët





Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në Institucionin Nacional Muzeu Arkeologjik u mbajt manifestimi “35 vjet pavarësi – mijëra vjet rrëfime”. Në këtë ngjarje folën kryetari i Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, dhe drejtoresha e Muzeut, Magdalena Manaskova.

Ministri Sulejmani theksoi se 35-vjetori është rast për t’u kthyer te rruga e kaluar, por edhe për të përcaktuar se çfarë shteti duam të ndërtojmë gjatë dekadave të ardhshme.

“Ky vend është shtëpia jonë e përbashkët, ku të gjitha bashkësitë kanë të drejtë ta ruajnë, ta zhvillojnë dhe ta ndajnë identitetin e tyre kulturor. Diversiteti është pasuri, ndërsa multikulturalizmi është potenciali ynë më i madh demokratik”, porositi Sulejmani.

Ai theksoi se sfida e këtij brezi është ndërtimi i shtetit ku askush nuk do të ndihet i huaj, të rinjtë do ta shohin të ardhmen e tyre këtu, ndërsa çdo qytetar do të mund të thotë me krenari: “Maqedonia është edhe vendi im”.

Në kuadër të manifestimit u prezantuan 35 artefakte nga ekspozita e përhershme e muzeut, përmes të cilave trashëgimia arkeologjike dhe kulturore afrohet me publikun e gjerë.

Sulejmani: 35 vjet pavarësi, 35 artefakte që përbëjnë historinë tonë të përbashkët

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo