“Rri rahat, e kryme është kjo punë” Si VLEN-i e la jashtë listës për police. Lotët e Gresës do të thahen, por turpi juaj nuk do të harrohet!

Sot nuk u vra vetëm një ëndërr. Sot u shua shpresa e një vajze që për vite të tëra e kishte ngritur flamurin e vendit në arenat sportive.

Gresa Mustafai, sportistja e karatesë nga Struga, vajza që me punën, djersën dhe talentin e saj ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në shumë gara, sot mbeti jashtë listës së 310 kandidatëve të pranuar për policë.

Ajo kishte ëndërruar të vishte uniformën e policisë. Kishte kaluar fazat e para të procesit duke dhënë testin e psikologjisë në ASK  dhe kishte marrë vazhdimisht garanci se gjithçka do të përfundonte mirë.  Por sot, në vend të uniformës, erdhën lotët.

Në vend të një telefonate që do t’i tregonte se ishte pranuar, erdhi heshtja.

Në vend të një përgjigjeje, ende nuk ka një vendim që t’i shpjegojë Gresës pse ëndrra e saj përfundoi.

Siç mëson portali TetovaSot, gjatë gjithë procesit Gresës i janë dhënë premtime nga përfaqësues të VLEN-it gjegjësisht   zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni duke i thënë  “Rri rahat, e kryme është kjo punë.”

Gresa priti, besoi, shpresoi, por emri i saj nuk u pa në listë.

Ajo trokiti në dyer, por askush nuk ia hapi derën e ëndrrës, trokiti në derën e Astrit Isenit, Bilall Kasami, Adnan Azizit e Albi Qamilit, deri te përfaqësues të VLEN-it në Strugë.

Njëri e mashtroi, i dyti nuk ia hapi telefonin, tjetëri i tha shihe degën e Strugës, i katërti ia bëri bllok dhe në fund dega e Strugës i çoi duartë lartë duke treguar pafuqinë e tyre.

Por në fund, të gjitha shpresat u përplasën me një listë.

Pse nuk u pranua Gresa?

Askush nuk e di, askush nuk flet, të gjithë heshtin të gjithë ikin. Gresa nuk do më të bëhet police nën ombrellën e VLEN-it, ajo më nuk kërkon mëshirë, nuk kërkon lëmoshë, ajo kërkon që të di pse nuk u pranua? Sepse edhe të mos e dish pse nuk je pranuar është pjesa më e dhimbëshme e historisë.

Gresës sot VLEN-i ia mbylli një derë, por nuk mund tia mbyllin ëndrrën, ndoshta Gresës sot nuk i thahen lotët, por nesër këta lotë do të jenë forcë e sajë.

Struga mund të ketë humbur sot një police të ardhshme. Por nuk ka humbur bijën e saj.

Gresa do të vazhdojë të luftojë  jo me ndikimin e politikës së VLEN-it, por me talentin, djersën, disiplinën dhe punën.

Dhe ndoshta një ditë, kur emri i saj të dëgjohet përsëri në Strugë, e  mbarë kombin,  nuk do të jetë sepse dikush i premtoi diçka, por sepse Gresa e fitoi vetë

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo