A do të luhatet pozicioni politikë i presidentit Trump, pas humbjës në zgjedhjet e mesmandatit në Amerikë?

Skënder MULLIQI
Zgjedhjet e mesmandatit në Amerikë, i befasuan republikanët.Demokratet fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në Senat duke arritur fitore të madhe.Presidenti Donald Trump tani ka dy vjet para tij, I cili për shumë vendime edhe pse ka të drejtë vetoje presidenciale , I duhet tash e tutje të negocojë më kundërshtarët politikë.Republikanët të cilët kontrollonin të dy dhomat e Kongresit gjatëe dy viteve të kaluara , humbën shumicën e tyre parlamentare.Demokratet fituan në ato pjesë të Amerikës , ku republikanët dominuan për vite .Kjo shtron pyetjen se a do të mund të vazhdojë Trump axhendën politike pa mbeshtetjen e Kongresit?Rezultatet e zgjedhjeve të Senatit janë veçanërisht të rëndësishme.Kjo paknaqësxi me republikanët u përhap në shumë pjesë të Amerikës.Për tu mos marrë më statistika , kjo fitore e demokrateve tregon se sa shumë mund të ndryshojë atmosfera politike vetëm në dy vjet.Shtrohet pyetja logjike, pse u ndëshkuan republikanët?Sipas shumë analizave mendohet së arsyet kryesore për rezultatin e zgjedhjeve është paknaqësia me situatën ekonomike , dhe deshtimet e presidentit Trump në politikat jashtme.Lufta më Iranin krijoj pakanqësi dhe dëmtojë amerikanët në aspektin më derivate të naftës.Ka këtu edhe shumë qka tjetër.Pastaj, mendoj unë një dështim tjetër i politikave të presidentit republican, është animi pakësa në anën e Rusisë, për të bërë një marrveshje për paqën ku u mbajten edhe disa takime , e të cilat deri më tash dështuan, për faktin se Zelenski i Ukrainës dhe Evropa nuk janë dakorduar që ti krijohen favore diktatorit Putin, i cili bëri invazion ushtarak në një vend sovran.Radikalizimi i politikave të jashtme të Trumpit, shihet së ka irituar një pjesë të madhe të amerikanëve.Presidenti amerikan edhe pse po vetëproklamohet si lideri i pa tjetersueshem, në praktikë nuk është treguar së ka një zotësi të tillë.Dobësimi i marrdhënjeve tradicionale të mira më shtetet e BE-së, më duket së kan qenë një indicator shtesë të humbjës edhe të këtyre mesmandateve. Trump kishte premtuar në vitin 2024 kur edhe i fitoj zgjedhjet së do të ndalonte inflacionin dhe të ulte koston e jetesës.Humbja e republikaneve tregon së një numer i madh I amerikanëve besojnë se jeta e tyre është më e keqe se para dy vitesh, kur Trump u kthye serish në Shtëpinë e Bardhë.Është i natyrshem ky ndëshkim kur dihet së sa e ndjeshme është tema e çështjës sociale dhe ekonomike, jo vetm për qytetarët e Amerikës.Rezultati i zgjedhjeve nuk do të thotë se të gjithë votuesit që mbështetën demokratët e pranuan të gjithë politikën e tyre. Por tregon se pakënaqësia me drejtimin aktual të vendit ishte mjaft e fortë për të ndryshuar kontrollin e Kongresit.Trumpit edhe pse ka pavarësi në shumë vendime të marra , mendoj së ju ka dobësuar pozicioni në vendimarrjen politike.Edhe deklarata e presidentit amerikan se “nese nuk me duan amerikanët do të marrë timonin e shtetit të Izraelit”, ka një domëthënje për amerikanët.Si duket Trump nese i shkon deri në fund të këtij mandati, nuk do të jetë pas këtyre dy viteve më president sepse është zgjedhur tashmë dy herë në atë pozicion.Humbja e kontrollit republikan mbi Kongresin e zvogëlon ndjeshëm aftësinë e tij për të zbatuar një axhendë legjislative.Kjo mund ta dobëson Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.Edhe diqka duhet potencuar për të mos harruar, se politikat e jashtme të Amerikës, deri më ardhjën e Trumpit në pushtet kan qenë konsistente.Ai humbi mbështetjen parlamentare që i lejoi atij t’i shndërronte ato më lehtë në ligje dhe ndryshime politike afatgjata.Mendohet së demokratet mund ta bllokojnë legjilacionin e Trumpit, sepse ata tash kontrollojnë dy dhomat e Kongresit, që i kishIn për dy vite republikanët.Trump kishte në pozicion shumë më të favorshem.Demokratët do të kontrollojnë edhe axhendën e të dy dhomave, punën e komisioneve parlamentare dhe procedurën për miratimin e ligjeve.Prandaj, Trump do të duhet të arrijë një marrëveshje me opozitën për ndryshime të mëdha legjislative.Edhe Senati do të bëhët si duket pengesë për emërimet e ndryshme të presidentit amerikan.Kur bëhët fjalë për Kosovën nuk besohet së do të këtë ndonjë qendrim më ndryshe se di më tash .Diqka është bërë e ditur për gjatë këtyre dy viteve, se administrata e Trumpit nuk e ka pasur asnjëherë në agjendë të fortë Kosovën dhe dialogun për normalizimin e marrdhënjëve më Serbinë.Presidenti i deritashem i Seribisë, Aleksander Vuqiq ishte nomenklaturë e politikave të vjetra të kriminelit, Millosheviq , i cili preferoj politikë agresive kërcenuese më luftë ndaj Kosovës, dhe politika të dyfishta ndaj perëndimit.Njëra politikë ishte përfituese të miliona donacioneve nga BE+ja, dhe tjetra mbajtja më çdo kusht të miqësisë tradicionale më Rusinë.Të presim në vazhdim orjentimin e Listës Studentore cila mundi Vuqiqin në zgjedhjet e sa po përfunduara në Serbi.Kjo duket pak sa një temë tjetër, po neve na intereson konstelacioni i politikave ndërkombëtare karshi Kosovës dhe të ardhmës të saj në Ballkan.Fitorja e demokrateve për Evropën, NATO-n dhe partnerët e tjerë amerikanë, do të thotë që marrëdhëniet me Uashingtonin do të varen jo vetëm nga vendimet presidenciale, por edhe nga konfliktet politike midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Dhe, ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm politik ende nuk ka ndodhur, ndërsa Trump është ende në Shtëpinë e Bardhë, politika amerikane do të kthehet gjithnjë e më shumë në pyetjen, se çka do të ndodhë në planin global më Trumpin kontravers dhe se kush do të vjen pas tij në krye të Amerikës mike..?

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo