Vetura mori flakë pas përplasjes, humbin jetën nëna dhe fëmija në Gjermani





Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten pasdite në rrugën shtetërore 2409, mes Ammerndorf dhe Cadolzburg, në qarkun Furth të Bavarisë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dy persona kanë humbur jetën – një nënë dhe fëmija i saj. Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:50, kur një Peugeot me dy persona, për shkaqe ende të paqarta, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një Ford që po vinte përballë, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, Peugeot-i mori flakë. Personat e parë që mbërritën në vendngjarje tentuan të ndihmonin.

Nëna u nxor nga automjeti që po digjej, ndërsa ekipet e emergjencës nisën menjëherë reanimimin.

Megjithatë, plagët e saj ishin shumë të rënda dhe ajo ndërroi jetë në vendin e aksidentit. As fëmija nuk mundi të shpëtonte dhe humbi jetën në këtë aksident tragjik.

Policia po heton shkaqet e sakta të përplasjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo