Aksioni i PDK-së para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe sot, për të shtatën ditë radhazi.
Në kuadër të protestës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është ulur në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, duke marrë pjesë në bllokimin e hyrjes.
PDK-ja, së bashku me deputetë të Aleancës, po kërkon vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. /Klankosova.tv