Dhjetëra akullnaja në Zvicër mund të zhduken për shkak të rritjes së temperaturave





Dhjetëra akullnaja në Zvicër mund të zhduken, ndërsa vendi po përballet me atë që pritet të jetë shkrirja e dytë më e madhe e akullnajave e regjistruar ndonjëherë, raportoi Swissinfo.

“Jemi në rrugën drejt shkrirjes së dytë më të madhe të akullnajave që kemi regjistruar ndonjëherë”, ka thënë glaciologu Matthias Huss për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, sipas raportimit.

Huss ka thënë se shumë akullnaja të vogla mund të zhduken këtë vit, duke vlerësuar se akulli i mbetur në rreth 20 deri në 30 akullnaja mund të shkrihet plotësisht.

Mbulesa e ulët e borës në akullnaja pas dimrit, e shoqëruar me valën e fortë të të nxehtit që mbërriti herët gjatë verës, u përmendën si dy faktorë kryesorë që po nxisin shkrirjen e madhe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo