Inspektorati i AUV nis hetimet për qumshtin LAND në KIPPER

Pas publikimit të dekrlatës së drejtorit të VITA-s në portalin TetovaSot se qumshti LAND është i dyshmitë. Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Vetiranrisë kanë nisur inspektimet e tyre për të paranadaluar shitjen deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Në një deklaratë për portalin TetovaSot nga Agjencia e Ushqimit dhe vetiranarisë – Tetovë theksuan se inspektorët do të nisin hetimet për qumshtin LAND dhe do të publikojnë shumë shpejtë edhe analizat laboratorike.

“Deri tani nuk kemi pasur njohuri se qumshti LAND është i dyshimtë, pas informimit në media ne do të nisim inspektimet dhe inspektorët do të dalin menjëherë. Do të kërkojmë edhe analizat dhe do të njoftohet opinioni” thanë për TS nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetiranrisë – Tetovë

Në video e publikuar në media drejtori i “Vita”-s flet për dallime në kapakët e qumështit të destinuar për tregun e Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut. Ai përmend gjithashtu një pronar nga Maqedonia e Veriut, i cili, sipas deklaratës së tij, ka markete edhe në Kosovë, por nuk pranon ta bëjë publik emrin.

Deklarata vjen në kohën kur AUVK në Kosovë ka raportuar gjetje të vajit të palmës, qumështit pluhur dhe përbërësve të padeklaruar në disa produkte të “Vita”-s.

Në këtë kontekst, vëmendja shkon edhe te qumështi “Land”, i cili shitet në rrjetin e marketeve Kipper në Maqedoninë e Veriut.

A është kontrolluar qumështi “Land” që shitet në Kipper nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe a përputhet përbërja e tij me deklarimin në ambalazh?

Nëse “Land” që shitet në Kipper është kontrolluar, institucionet duhet të tregojnë kur është marrë mostra, cilit lot i përket dhe çfarë kanë treguar analizat laboratorike.

Nëse nuk është kontrolluar, atëherë AUV duhet të marrë mostra dhe të kryejë analizat përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo