Ahmeti: Ne fituam edhe luftën edhe politikën





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Bogovina ka përcjellë mesazhin se BDI ka rrëzuar “parullën e ngjitur nga pushtuesit” se shqiptarët fitojnë luftën, por janë të paaftë në politikë.

“Ne dëshmuam të kundërtën dhe e thyem këtë tezë: fituam në luftë dhe fituam në politikë, pasi gjetëm përfaqësim 1% dhe arritëm deri te një kryeministër shqiptar”.

Ahmeti shtoi më tej se Bashkimi Demokratik për Integrim është vazhdimësi e UÇK-së, duke theksuar se ashtu si UÇK-ja ka ditur të bëjë luftën dhe strategjinë, edhe BDI-ja ka ditur të ndërtojë program dhe të bëjë politikë, përcjell Zhurnal.mk .

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo