E rëndë në Arabinë Saudite, raportohen dy viktima dhe dy të plagosur pas përgjimit të një droni pranë fushës së naftës Shaybah





Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Arabinë Saudite, pasi mbetjet e një droni të interceptuar ranë pranë një strukture në fushën e naftës Shaybah, në lindje të vendit.

Ngjarja ndodhi të hënën, kur një dron që dyshohet se synonte një objekt të rëndësishëm të infrastrukturës energjetike u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes. Mbetjet e tij ranë në zonën përreth, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dy personat që humbën jetën ishin shtetas të Filipineve dhe Nepalit, ndërsa të plagosurit janë shtetas të Pakistanit dhe Indisë. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se nga erdhi droni dhe kush qëndron pas sulmit të dyshuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi objektivin e saktë apo rrethanat e incidentit. Pavarësisht ngjarjes, operacionet në fushën e naftës Shaybah vijojnë normalisht dhe nuk është raportuar për ndërprerje të prodhimit. Fusha ndodhet në lindje të Arabisë Saudite dhe përbën një nga zonat e rëndësishme të prodhimit të naftës në vend.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo