Apasiev drejtuar Kostadinovskit: “Barkun e ke më të madh se biografinë akademike”

Apasiev drejtuar Kostadinovskit: “Barkun e ke më të madh se biografinë akademike”

Lideri i Levicës, Dimitar Apasiev, përmes një postimi në rrjetet sociale ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke vënë në pikëpyetje kualifikimet e tij akademike dhe përvojën profesionale.

Apasiev vlerësoi se në një “shtet normal” profesorët bëhen gjyqtarë kushtetues, e jo anasjelltas, duke shtuar se, sipas tij, katër punimet shkencore të publikuara nuk përbëjnë një biografi që meriton respekt në komunitetin akademik.

Në postim ai bën krahasim me gjyqtarë kushtetues nga rajoni, për të cilët pretendon se kanë dhjetëra punime të botuara në revista shkencore ndërkombëtare, duke vlerësuar se kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese është larg atyre standardeve.

Apasiev, gjithashtu, theksoi se memuaret dhe përvoja e fituar si nëpunës kabineti pranë ish‑presidentëve të shtetit nuk mund të konsiderohen si punime shkencore, por, siç thotë ai, bëhet fjalë për vepra publicistike, përcjell Zhurnal.mk .

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo