Nuk mund më të ligjëroj! Dënohet profesoresha nga Shtipi e cila u kap duke marrë ryshfet





Profesoreshës në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, e dyshuar se i ka kërkuar dhe pranuar ryshfet një studenti në këmbim për t’i shkruar një note kaluese, i është shqiptuar masa e ndalimit për ushtrimin e detyrës në fakultet.Prokuroria Themelore Publike në Shtip informoi se prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e disa masave paraprake, duke përfshirë arrest shtëpiak, detyrim për t’u paraqitur në gjykatë, sekuestrim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, ndalim për t’u afruar ose për të vendosur kontakte ose lidhje me studentin, si dhe ndalim për të kryer aktivitete pune në fakultet. Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka filluar procedurë hetimore kundër një banoreje 38-vjeçare të Koçanit, e cila dyshohet se ka marrë ryshfet. E dyshuara, si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht docente në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, kërkoi drejtpërdrejt përfitime financiare për veten e saj për të kryer një veprim që nuk duhej ta kryente.“Më 16 qershor, pasi një student nuk tregoi njohuri të mjaftueshme për të kaluar provimin, ajo nuk shënoi notë në indeks dhe në sistemin elektronik që nuk kishte kaluar, por kërkoi drejtpërdrejt para në shumën prej 300 eurosh, për t’i shkruar gjashtë, notë kaluese për provimin. Më 29 qershor, në zyrën e saj, ajo mori paratë nga studenti, duke e udhëzuar atë t’i linte ato në tavolinën anësore, midis një skripti dhe një flete letre të bardhë, dhe shënoi një notë kaluese në indeksin e tij”, thanë nga Zyra e Prokurorit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo