MPB njofton se sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gostivar-Tetovë, më saktësisht te nyja e Bogovinës, zyrtarët policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor pranë MPB-së kanë ndaluar një automjet që lëvizte me shpejtësi të frikshme. Përmes automjetit special “Radar-Interceptues”, është regjistruar shpejtësi prej netë 177 km/h, në një pjesë rruge ku kufizimi me shenjë trafiku është 80 km/h.
Me udhëzim të prokurorit publik, është privuar nga liria shoferi K.B. (47) nga Tetova, i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve të markës „Skoda“ me targa të Tetovës. Ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore dhe ai do të përballet me sanksionet e parapara me nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e vendit. Qëllimi i këtyre aksioneve është sanksionimi i shoferëve të papërgjegjshëm, rritja e sigurisë dhe mbrojtja maksimale e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
MPB apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në rrugë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu bashkërisht për rrugë më të sigurta.