Mickoski: Nuk do të jem kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2029, do iu kthehem studentëve





Duke folur për kërkesat e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të pranojnë të gjitha kërkesat, përveç heqjes së votimit të diasporës në mënyrë elektronike, përcjell TV21. Mickoski siguroi se nuk do të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029

“Shoh se në publik po spekulohet se propozimi im për përfshirjen e diasporës në votim elektronik, duke filluar nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2029, lidhet me ambicien time për të kandiduar për President. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, dua ta bëj të qartë se nuk do të jem kandidat. Pas përfundimit të mandatit tim si kryeministër, do të rikthehem në universitet, mes studentëve. Nuk do të kandidoj as për President, as për kryetar shteti, sepse nuk kam asnjë ambicie apo dëshirë për një funksion të tillë”, theksoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo