Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kumanovë, ku ka humbur jetën një motoçiklist 49-vjeçar informon Tetovasot.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Done Bozhinov”, mes një automjeti “Seat Ibiza”, të drejtuar nga një 64-vjeçar, dhe një motoçiklete. Për shkak të plagëve të marra, motoçiklisti ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja u konstatua nga mjeku.
Prokurori publik dhe ekipet hetimore kanë kryer ekspertizën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.TS