Në Zarë të Kroacisë të dielën protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, OVL e mbështet





Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet këtë të diel në Zarë të Kroacisë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetjen për këtë procesë, duke i ftuar “të gjithë bashkatdhetarët” që të marrin pjesë.

“OVL UÇK , e mbështet protestën në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, e cila organizohet nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit, duke ftuar të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në këtë organizim”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Ballkani në alarm nga vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 40°C
Protesta do të mbahet më 05.07.2026 (e diel), në ora 18:00, në qytetin e Zadarit, në lokacionin Tribanjska Ul. (Skate Park), njoftoi OVL-ja.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo