Urim Saliu: Nëse VLEN e konsideron të suksesshme qeverisjen dyvjeçare, pse po i ndryshon ministrat apo ministritë?





Gazetari Urim Saliu ka ngritur një pyetje publike lidhur me paralajmërimet për ndryshime në përbërjen ministrore të VLEN-it, duke e cilësuar si kontradiktore qasjen e koalicionit.

Përmes një reagimi, Saliu shtron dilemën se nëse VLEN e vlerëson si të suksesshme qeverisjen dyvjeçare, atëherë nuk ka arsye për zëvendësimin e ministrave apo edhe ministrive.

“Nëse VLEN e quan të suksesshme këtë qeverisje dyvjeçare, atëherë pse duhet t’i ndryshojë ministrat? Nëse ka rezultate, atëherë këta janë ekipi që i solli. Është kundërthënëse”, ka deklaruar gazetari Urim Saliu.

Deklarata e tij vjen në kohën kur në opinion po qarkullojnë informacione për ndryshime të mundshme në përbërjen e ministrave të propozuar nga VLEN.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo