Finalizohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor





Grupi punues për reformat në legjislacionin zgjedhor mbajti sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, në të cilën u shqyrtuan çështjet e mbetura të hapura dhe propozimet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR informon Tetovasot.

Anëtarët e grupit punues shkëmbyen mendime lidhur me propozimet e dorëzuara nga partitë politike, ndërsa u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e zgjidhjeve të propozuara janë harmonizuar dhe gëzojnë nivel të lartë konsensusi.

Sipas informacioneve, partitë politike gjatë ditës së nesërme duhet të deklarohen në mënyrë elektronike për disa propozime të caktuara, pas së cilës pritet të përgatitet versioni përfundimtar i zgjidhjes ligjore.

Projekt-ligji që do të dalë nga zgjidhjet e harmonizuara më pas do të dërgohet në procedurën e mëtejshme institucionale për miratim.Tetovasot

Finalizohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo