Transformimi digjital i sistemit të ndihmës juridike falas





Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe drejtuesi i Zyrës Programore të Këshilli i Evropës në Shkup, Oleg Soldatov, nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e hartimit të një softueri të ri për ndihmën juridike falas, i cili do të mundësojë menaxhim më efikas dhe më cilësor të të gjithë procesit informon Tetovasot.

Me vendosjen e një zgjidhjeje digjitale, procedurat do të bëhen më të shpejta, më të thjeshta dhe më transparente. Softueri do të mundësojë menaxhim efikas të lëndëve, përpunim më të shpejtë të kërkesave dhe koordinim më të mirë ndërmjet të gjitha institucioneve dhe ofruesve të ndihmës juridike falas.

Për qytetarët, kjo do të thotë qasje më e lehtë në shërbime, disponueshmëri më e madhe e informacionit dhe realizim më i thjeshtë i së drejtës për ndihmë juridike falas. Në këtë mënyrë forcohet qasja në drejtësi dhe sigurohet mbrojtje më e mirë e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Kjo nismë, e realizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi modern, efikas dhe të digjitalizuar të ndihmës juridike falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut.TS

Transformimi digjital i sistemit të ndihmës juridike falas

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo