Liridon Disha: Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar, fjalën e fundit do ta thotë drejtësia

Këshilltari komunal , Liridon Disha, ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtorit të Shkollës së Mesme Medicinale Binas Pajaziti lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet mes tyre informon Tetovasot.

Përmes një postimi publik, Disha theksoi se nuk ka ndërmend të festojë apo të shpallë fitore apo humbje para se të përfundojë procedura gjyqësore, duke shtuar se respekton institucionet dhe pret me qetësi vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Çdo jurist e di se një aktgjykim i shkallës së parë nuk përbën epilog përfundimtar të një çështjeje”, shkruan Disha, duke shprehur habinë për atë që e cilëson si nxitim për të shpallur fitore përfundimtare ndërkohë që procedura ende vazhdon.

Ai thekson se nuk është paditur për korrupsion apo përfitim personal, por për deklarata të bëra në cilësinë e koordinatorit të grupit të këshilltarëve komunalë, të cilat sipas tij kanë pasur të bëjnë me çështje të interesit publik dhe me menaxhimin e një institucioni publik.

Sipas Dishës, çështja tashmë ndodhet në procedurë para Gjykatës së Apelit, ndërsa ai konsideron se paditë e tilla janë përpjekje për të heshtur zërin kritik dhe opozitar.

“Do të vazhdoj të mbroj të drejtën për të ngritur pyetje dhe për të kërkuar përgjegjësi nga funksionarët publikë, sepse kjo është detyrë e çdo përfaqësuesi të zgjedhur”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Disha thekson se festimet e parakohshme nuk mund të zëvendësojnë vendimin përfundimtar të institucioneve gjyqësore, duke nënvizuar se “fjalën e fundit do ta thotë drejtësia, jo rrjetet sociale”.

Ai përfundon mesazhin duke deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe të angazhohet për interesat e tyre, ndërsa postimin e mbyll me shprehjen: “Kush qesh i fundit, qesh më ëmbël”.Tetovasot

Liridon Disha, postimi i plote:

Të nderuar qytetarë,
Nuk kam ndërmend të festoj dhe as të shpall fitore apo humbje para se të përfundojë procesi gjyqësor për të cilin më ka paditur ish-Drejtori i Shkollës së Mesme Medicinale. Respektoj institucionet dhe pres me qetësi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Megjithatë, më bën përshtypje nxitimi i tij për të shpallur fitore përfundimtare dhe për të më etiketuar mua si humbës, kur procedura gjyqësore ende nuk ka marrë fund. Çdo jurist e di se një aktgjykim i shkallës së parë nuk përbën epilog përfundimtar të një çështjeje.
Unë nuk jam paditur për korrupsion, as për përfitim personal, por për deklarata të bëra në cilësinë e koordinatorit të grupit të këshilltarëve komunalë, mbi çështje që lidhen me interesin publik dhe me menaxhimin e një institucioni publik. Pikërisht për këto arsye, çështja ndodhet sot para Gjykatës së Apelit.
Prandaj, në vend të triumfalizmit të parakohshëm, do të ishte më e mençur të pritet fjala e fundit e drejtësisë. Unë do të vazhdoj të mbroj të drejtën për të ngritur pyetje dhe për të kërkuar përgjegjësi nga funksionarët publikë, sepse kjo është detyrë e çdo përfaqësuesi të zgjedhur dhe jo arsye për t’u frikësuar apo për t’u heshtur. Andaj, konsideroj se paditë e tilla janë vetëm tentativë e dëshpëruar për ta heshtur zërin kritik dhe opozitar në vend.
Festimet para kohe nuk e ndryshojnë të vërtetën dhe nuk e zëvendësojnë vendimin përfundimtar. Fjalën e fundit do ta thotë drejtësia, jo rrjetet sociale.
E kaluara dhe e tashmja ime e ka dëshmuar se unë frikacak nuk jam, por sfidave personale e sidomos atyre kombëtare u kam ndejtë karshi në çdo moment pa asnjë hezitim.
Unë do të vazhdoj të jem në krah të qytetarëve të mi të cilët në në çdo moment e kanë vlerësuar luftën time politike për mirëqenien e tyre.
I juaji,
Dr. Liridon A. Disha
P.S.
Kush qesh i fundit, qesh më ëmbël! 🙂

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo