Një grua nga Tetova ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor. Raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 22 qershor 2026 rreth orës 01:00 nga spitali është raportuar se një grua 44-vjeçare nga Tetova është paraqitur me lëndime trupore.
Sipas denoncimit, pas një debati paraprak, ajo është sulmuar fizikisht nga S.I. (63), nga një fshat i Tetovës, me të cilin ishte në lidhje jashtëmartesore.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Raporton Tetovasot.