Arrestohet një 25-vjeçar në Gostivar, policia i gjen substancë të dyshuar narkotike





Gostivar – Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Gostivar, pasi tek ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. Raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 23 qershor 2026, rreth orës 02:10 në rrugën “Hekurudhat”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria S.S. (25) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresë përkatëse. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo