Janë zgjeruar hetimet për rastet korruptive në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Prokuroria Publike njoftoi se janë siguruar edhe katër persona të tjerë që më herët nuk ishin të qasshëm për organet e sigurisë.
Sipas Prokurorisë, ata kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku për një të dyshuar është caktuar paraburgim, ndërsa për një tjetër masë sigurie, ndërsa dy të tjerët pritet të paraqiten nesër.
Në të njëjtin rast, ish-kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski, bashkë me dy persona të tjerë, ndodhen në paraburgim, ndërsa disa të tjerë janë në arrest shtëpiak ose me masa sigurie.
Hetimet lidhen me dyshime për përvetësim të mbi 127 milionë denarëve dhe pastrim parash gjatë periudhës 2015-2018, ndërsa në dosje përfshihen edhe persona juridikë për vepra të ndryshme penale financiare.