Këshilli për Organizimin e Kongresit të 9 të PDSH-së mbajti mbledhje





Sot, Këshilli për Organizimin e Kongresit të PDSH-së mbajti mbledhje koordinative, në të cilën u diskutua për përgatitjet dhe organizimin e kongresit të ardhshëm të partisë. Në takim morën pjesë anëtarët e këshillit, të cilët shqyrtuan agjendën, koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme dhe çështjet organizative lidhur me mbajtjen e kongresit.

🗣️ Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e organizimit sa më të suksesshëm dhe dinjitoz të kongresit, me fokus të veçantë në koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave partiake.

🤝 Anëtarët e këshillit u dakorduan që në ditët e ardhshme të vazhdojnë me aktivitetet përgatitore dhe koordinimin me degët dhe strukturat lokale të partisë.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo