Rritet bilanci tragjik në Liban/ 3,020 viktima, mes tyre mjekë edhe 211 fëmijë





Të paktën 3.020 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që prej 2 marsit, kur vendi u përfshi në përshkallëzimin e konfliktit, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Sipas të njëjtit burim, mes viktimave janë 116 punonjës shëndetësorë dhe 211 fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 9,273 persona.

Megjithëse një armëpushim i brishtë vazhdon të jetë në fuqi, raportimet tregojnë se përplasjet dhe sulmet në territorin libanez nuk janë ndalur plotësisht, duke mbajtur tensionin në nivel të lartë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo