Qendra hulumtuese për epidemiologji dhe mikrobiologji – “Gamalea”, pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë po punon për vaksinën kundër virusit të imunodeficiencës njerëzore (HIV).
Faza fillestare e zhvillimit të ilaçit është në proces, sipas Vlladimir Gushçin – zëvendësdrejtor përgjegjës për hulumtimet në Qendër, ndërsa shkencëtarët, siç thuhet, po riprodhojnë përgjigjen imunitare te brejtësit.
“Faza fillestare e zhvillimit të një vaksine vendase kundër HIV-it është në zhvillim. Do ta studiojmë për dy vite dhe do të raportojmë rezultatet. Po studiojmë ndryshueshmërinë e virusit në popullatë dhe duhet t’i marrim parasyshë këto të dhëna gjatë zhvillimit të vaksinave”, deklaroi Gushçin.
Ai theksoi se kjo do të thotë se shkencëtarët po përpiqen të riprodhojnë përgjigje imunitare me një spektër të gjerë veprimi antiviral kundër varianteve të ndryshme të HIV-it te kafshët eksperimentale.