Një nëndetëse sulmon anije iraniane në brigjet e Sri Lankës, 101 të zhdukur dhe 32 të plagosur





Një zëdhënës i marinës së Sri Lankës tha se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar pasi një nëndetëse sulmoi një anije iraniane në brigjet e vendit.

Zëdhënësi theksoi se 32 marinarë u plagosën në incident dhe po marrin trajtim në spital pasi u shpëtuan nga marina, ndërkohë, të paktën 101 persona rezultojnë të zhdukur.

Marina e Sri Lankës iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë me rreth 180 marinarë në bord. Në këtë fazë, nuk ka informacione të mëtejshme se kush e nisi sulmin ndaj nëndetëses.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo