Katari rrëzon dy avionë luftarakë iranianë gjatë sulmit mbi territorin e tij





Katari ka deklaruar se ka rrëzuar dy avionë luftarakë iranianë SU-24 gjatë një sulmi ndaj territorit të tij. Lajmi u bë i ditur përmes një letre zyrtare që Doha i dërgoi të martën Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe që u publikua edhe në rrjetin social X.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, Forcat Ajrore “Qatar Amiri Air Force” interceptuan dy avionët iranianë, si dhe shtatë raketa balistike dhe pesë dronë të lëshuar drejt vendit.

Rubio konfirmon sulmin e Iranit ndaj konsullatës amerikane në Dubai- SHBA ofron fluturime ‘charter’ për qytetarët
Në letër thuhet se disa nga sulmet iraniane kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, përfshirë rezervuarët e ujit në Centralin Elektrik të Mesaieed dhe objektet në Qytetin Industrial Ras Laffan, të operuara nga kompania QatarEnergy.

Autoritetet e Katarit bënë me dije se nuk ka pasur viktima nga sulmet.

Qeveria e Dohas i dënoi sulmet si një “shkelje flagrante” të sovranitetit të vendit dhe paralajmëroi se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në bazë të Nenit 51 të Kartës së OKB-së, i cili u jep shteteve të drejtën e vetëmbrojtjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo