Khamenei do të varroset në qytetin e shenjtë të Mashhadit





Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra gjatë fundjavës në sulmet amerikane-izraelite, do të varroset në qytetin e shenjtë të Mashhadit, raporton agjencia e lajmeve Fars.

Khamnei, i cili vdiq në moshën 86 vjeç pasi udhëhoqi vendin për 36 vjet, ishte me origjinë nga Mashhadi, qyteti i dytë më i madh i Iranit, ku babai i tij është varrosur në faltoren e Imam Rezait.

Nuk është bërë e ditur asnjë datë për varrimin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo