“Bisha” britanike bëhet gati për të mbrojtur bazën ushtarake në Qipro! Njihet si “shkatërruese” e raketave





Mbretëria e Bashkuar po vlerëson mundësinë e dislokimit të destrojerit HMS Duncan në Qipro, në kuadër të masave për mbrojtjen e bazës së Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) nga kërcënimet e mundshme me dronë dhe raketa nga Irani.

Sipas raportimeve të mediave britanike, në diskutim është vendosja e anijes luftarake të tipit 45, e cila konsiderohet si e vetmja në flotën britanike me kapacitete për interceptimin e raketave balistike. Gazeta “Times” shkruan se Ministria Britanike e Mbrojtjes po shqyrton dërgimin e saj në rajon, në sfondin e tensioneve të shtuara mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran.

Mësohet se Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka zhvilluar një takim këtë mëngjes për të diskutuar opsionet e mundshme të vendosjes së anijes në Mesdheun lindor.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të Greqia dhe Franca për të dërguar tre fregata në mbështetje të Qipros, ku ndodhen dy baza ushtarake britanike me rëndësi të lartë strategjike për Londrën.

Megjithatë, burime qeveritare theksojnë se ende nuk ka një vendim përfundimtar, ndërsa diskutimet brenda autoriteteve britanike vijojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo