Ushtria izraelite hyn në territorin libanez





Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, thotë se ushtria izraelite do të marrë “zona strategjike në Liban” për të ndaluar sulmet ndaj izraelitëve që jetojnë përgjatë kufirit në veri të vendit.

Ky veprim përbën një goditje të re për sovranitetin libanez dhe për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në 2024, e cila solli përfundimin e një viti luftimesh të plota midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, raporton BBC.

Raportet libaneze thonë se ushtria e Libanit po fillon të tërhiqet nga pozicionet e saj në jug./Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo