Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një fjalim të mbajtur në Salla Lindore në Shtëpinë e Bardhë, foli për programin raketor dhe kërcënimet bërthamore të Iranit, duke njoftuar vazhdimin e operacioneve luftarake amerikane në rajon.
Trump theksoi se objektivat e SHBA-së janë të qarta dhe të përcaktuara në disa drejtime kryesore.
“Objektivat tona janë të qarta. Së pari, po shkatërrojmë aftësitë raketore të Iranit. Së dyti, po shkatërrojmë marinën e tyre. Së treti, po sigurohemi që sponsori numër një i terrorizmit në botë të mos mund të sigurojë kurrë një armë bërthamore. Dhe së fundmi, po sigurohemi që regjimi iranian të mos mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtritë terroriste jashtë kufijve të tyre”, deklaroi presidenti amerikan.
Ai nënvizoi se operacionet do të vijojnë deri në arritjen e plotë të këtyre objektivave strategjike.