Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të hënën se përparësia urgjente në situatën aktuale në Lindjen e Mesme është ndërprerja e menjëhershme e operacioneve ushtarake dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të konfliktit.
Wang, i bëri komentet gjatë bisedave telefonike me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad Al Busaidi.
Wang vuri në dukje se përhapja e luftës nuk i shërben interesave themelore dhe afatgjata të vendeve të Gjirit
Duke folur po te henen me homologun e tij francez , Jean-Noel Barrot ,ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se vendet e mëdha nuk duhet ta përdorin avantazhin e tyre ushtarak për të nisur sulme arbitrare kundër kombeve të tjera.
Barrot deklaroi se Franca dhe Kina janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se veprimi ushtarak i ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit nuk ishte autorizuar nga Këshilli i Sigurimit. Ai shprehu shpresën se Franca dhe Kina do të punojnë së bashku për të lehtësuar tensionet rajonale dhe për të zgjidhur çështjet përkatëse përmes negociatave.
Wang Yi përsëriti qëndrimin e Kinës, se çështja bërthamore iraniane duhet të zgjidhet me mënyrën politike dhe diplomatike dhe shpresoi që Franca të mbështesë drejtësinë dhe të punojë me Kinën për të lehtësuar tensionet.
Ministri i Jashtëm Wang Yi zhvilloi një bisedë telefonike me edhe me homologun e tij iranian Seyed Abbas Araghchi.
Araghchi e informoi Wang-un mbi situatën rajonale, duke deklaruar se ishte arritur përparime pozitive në negociatat Iran-ShBA, por ShBA-të kishin përdorur përsëri forcë kundër Iranit gjatë negociatave. Ai siguroi Wang se Irani do të mbrohet me gjithë fuqinë e tij dhe shpreson që Kina të vazhdojë të luajë një rol pozitiv.