Rrëzimi i tre avionëve luftarake amerikanë, SHBA: U qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit





Tre avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar aksidentalisht, ka njoftuar Komanda Qendrore e ShBA (CENTCOM).

Sipas deklaratës zyrtare, avionët F-15 Strike Eagle u goditën gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit dje, në një moment kur hapësira ajrore ishte nën sulme aktive nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë.

“Gjatë luftimeve aktive, që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në reagim.

Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas CENTCOM, Kuvajti e ka pranuar incidentin dhe ka ofruar mbështetje në operacionin e vazhdueshëm.

Avionët ishin pjesë e operacionit ushtarak kundër Iranit, të koduar “Operation Epic Fury”. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit deklaroi në orët e para të së hënës se “disa” avionë luftarakë amerikanë ishin rrëzuar, pa dhënë më shumë detaje.

Shkaqet e sakta të incidentit janë nën hetim, ndërsa përplasja në rajon vijon me intensitet të lartë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo