Në një deklaratë të fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë vrarë Sayed Yahya Hamidi , zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit.
Jalal Pour Hossein , kreu i divizionit të spiunazhit në ministrinë e inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.
Por, nuk janë dhënë detaje se si, kur ose ku u vranë ata, raporton BBC
Gjithashtu është njoftuar se selia e ministrisë së inteligjencës së Iranit në Teheran u godit “pak kohë më parë”.