Garda Revolucionare e Iranit pretendon se ka sulmuar aeroplanmbajtësen amerikane “USS Abraham Lincoln”
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) pohon se ka sulmuar aeroplanmbajtësen amerikane “USS Abraham Lincoln” me katër raketa balistike, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Kjo është aeroplanmbajtësja e pestë e klasës “Nimitz” në Marinën e SHBA-së.
Aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln” mban avionët më të fundit luftarakë F-35, të cilët janë të padukshëm (stealth) dhe të aftë t’u shpëtojnë radarëve armiqësorë. Grupi i saj goditës përbëhet nga tre shkatërrues të pajisur me raketa kruz “Tomahawk” për sulme ndaj objektivave tokësore, ndërsa zakonisht shoqërohet edhe nga një nëndetëse me energji bërthamore me të njëjtën armatim.
Sipas pamjeve satelitore të konfirmuara nga “BBC Verify”, aeroplanmbajtësja është parë për herë të fundit më 15 shkurt pranë bregdetit të Omanit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i janë përgjigjur pretendimit iranian.