Krimi në familje në Orikum/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve





Një ngjarje e rëndë trondit këtë të premte Vlorën. Një krim në familje u raportua në Orikum.

50-vjeçari Llogoa Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

ABC News ka siguruar foton e çiftit të bashkëshortëve.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, 18 dhe 16 vjeçe. Sipas informacioneve, çifti kishin pasur edhe më parë konflikti me njëri tjetrin. Dhe kishin një lokal në Orikum ku edhe punonin së bashku.
Krimi në familje në Orikum/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve