Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Homazhe për Dacin po mbahen në Kuvendin e Kosovës.
Së bashku me Kurtin në homazhe ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli si dhe ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
