Propaganda serbe është aq e ulët dhe aq e përsëritur, sa vështirë të shpjegohet me fjalë.
Gënjeshtrave të saj u ka dalë boja moti, por megjithatë ato vazhdojnë të riciklohen pa asnjë ndjenjë turpi.
Së fundmi, mediat serbe të kuzhinës së Beogradit po ringjallin një rrëfim të vjetër, të para disa viteve, kinse një shqiptar në Kroaci (Pozhegë) i paskësh ofruar një serbi 450 mijë marka gjermane për t’ia blerë shtëpinë.
“Sidoqoftë, mjafton të them se në prill të vitit 1991, një shqiptar më ofroi 450,000 marka vetëm për njërën nga ato dy shtëpi, dhe unë, që të mos flisnim, ta shikonim, isha i pari që ia ktheva shpinën dhe ika.
E refuzova ofertën dhe dy muaj më vonë mbeta pa të”, – kishte deklaruar ish-basketbollisti serb Predrag Stojakoviq.
Këtë rrëfim e ka shfrytëzuar sot pamfleti serb “Kurir”, duke shkruar: “Miodragi (i familjes së Predragit) dikur kishte zbuluar se një shqiptar i ofroi deri në 450,000 marka për një shtëpi, por ai e refuzoi ofertën.
Miodrag e pranoi se kishte frikë nga dënimi i bashkatdhetarëve të tij, se iku dhe se tani po vendos shqiptarë”.
Duhet theksuar se shovenistët serbë bënë krime të rënda në popullatën e Kroacisë nga vera e vitit 1991 deri në vitin 1995./Kujtim Goca/Bota Sot
