Edhe 9 vendvotime pa numëruar – këto janë rezultatet e fundit nga KQZ





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit preliminare nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, apo 99.65% e totalit, ndërsa kanë mbetur edhe 9 vendvotime për t’u numëruar, shkruan Reporteri.net.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave apo 431,442 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.00% apo 183,826 vota

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.57% (118,772 vota).

AAK e katërta me 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.