“Grand Hotel të bëhet Hotel Trump”, Prindon Sadriu fton Kushnerin të investojë në Prishtinë pas tërheqjes nga Beogradi





Burri i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka ftuar dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që të investojë në Prishtinë, përcjell TV21. Kjo ftesë vjen pasi, dhëndri i Trump, Jared Kushnerit, u tërhoq nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit.

Sadriu, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka ftuar kompaninë që investimin të bëjë në Grand Hotel, duke deklaruar se ky investim “do të bashkonte njerëzit”.

“Tërheqja nga projekti në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: projektet që vlejnë janë menduar për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata. Relokimi i këtij vizioni në Prishtinë – dhe transformimi i Grand Hotel në një Trump Hotel – do të rivitalizonjte një lokacion të rëndësishëm dhe do të bashkonte njerëzit”, ka deklaruar ai.