Me sëpatë në dorë tentoi grabitjen, viktima arrin të shpëtojë në Medvec të Lipjanit





Një rast i tentativës për grabitje është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sipas policisë, viktima e rastit deklaruar se ka vërejtur një person të dyshuar me një shall mbi kokë dhe me sëpatë në dorë, i cili i kishte kërkuar t’ia dorëzonte të gjitha paratë që kishte me vete.

Bëhet e ditur se viktima ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke shmangur kështu grabitjen, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti i iniciuar si “grabitje në tentativë” po hetohet nga organet e rendit, transmeton Klankosova.tv