Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” mes një veture dhe një kamioni.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident, e vdekur ka mbetur drejtuesja e veturës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmim.
Kelani njoftoi gjithashtu se në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante. /Klankosova.tv