Dy sulme për 24-orë nga qentë endacakë në Pejë, një i mitur pëson lëndime





Në Pejë, edhe pse janë alokuar më shumë se 200 mijë euro për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë, sulmet nga ana e tyre ndaj qytetarëve vazhdojnë.

Në pesë ditët e fundit janë regjistruar tre raste sulmesh nga qentë endacakë, dhe dy prej tyre janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.

Një prej viktimave të këtyre sulmeve është një fëmijë i mitur, i cili ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor pas incidentit.

Spitali i Pejës ka konfirmuar se fëmija ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, tha ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.